image Vulin fyen kryeministrin Kurti: Për ta ndezur luftën duhet vetëm një budalla, ai ndodhet në Prishtinë

Politikë

Vulin fyen kryeministrin Kurti: Për ta ndezur luftën duhet vetëm një budalla, ai ndodhet në Prishtinë

news image

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka folur për situatën e krijuar në veri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.

Vulin i cili njihet për ofendimet drejtuar Kosovës dhe retorikën e tij nacionaliste e ka fyer kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”.

“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka thënë Vulini shkruan RTV.rs.

/GazetaSinjali/