image Vuçiqi: New Yorku është qytet i shqiptarëve

Rajon

Rajoni/ Vuçiqi: New Yorku është qytet i shqiptarëve

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka thënë sonte Radio Televizionit të Serbisë (RTS) se me zyrtarët amerikanë ka biseduar në lidhje me Kosovën.

Siç raporton FoNet, ai ka vlerësuar se kjo është një temë e rëndë dhe e komplikuar për Shtetet e Bashkuara.

Vuçiq ka shtuar se përfaqësuesit e Prishtinës po luftojnë për çështje të veta dhe nga këndvështrimi i tyre.

Njerëzit po bëjnë punën e vet, ata po luftojnë nga këndi i tyre, puna jonë ka qenë t’ju tregojmë se po luftojmë për vendin tonë. Thelbi është se ata po investojnë shumë energji e përpjekje. New Yorku është qyteti i tyre nuk po mendoj për godinën e Kombeve të Bashkuara, por për shumë lobistë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Siç është shprehur ai, Serbia ngec sepse nuk “ka aq para”, por janë në zhvillim e sipër bisedimet me qëllim të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga vende të ndryshme.

Ai ka thënë se edhe Shqipëria po punon për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ata e thonë hapur se shteti tjetër po punon për njohjen e Kosovës.”

Sipas tij, SHBA-të janë më të hapura të dëgjojnë propozimet e palës serbe.

“Prishtina po e bën punën e vet, ne tonën, të shohim kush do t’ia dalë”, është shprehur ai.

Vuçiq ka përmendur takimin me presidentin e Kongos dhe ka thënë se ky shtet ishte pranë njohjes seë pavarësisë së Kosovës, por prapë nuk e kanë bërë këtë./Gazeta Sinjali/