image Vuçiq thotë se në asnjë mënyrë nuk e nënshkruan njohjen e Kosovës: Serbët le të gjejnë një president tjetër

Rajon

Politikë/ Vuçiq thotë se në asnjë mënyrë nuk e nënshkruan njohjen e Kosovës: Serbët le të gjejnë një president tjetër

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se nuk e nënshkruan një marrëveshje me Kosovën që do të rezultonte me njohjen reciproke në mes të dy vendeve, edhe përkundër faktit se një gjë e tillë po kërkohet nga pala kosovare.

Ai ka kërkuar që serbët të gjejnë një president tjetër, nëse dëshirojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ata po thonë që e duan njohjen nga Serbia dhe unë s’mund të them që do të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Nëse ata (serbët) e kanë dikë që mund të thotë një gjë të tillë, le ta zgjedhin, zgjedhjet presidenciale do të jenë në më pak se një vit”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për RTS teksa ka folur për Samitin e Zagrebit, emërimin e Miroslav Lajçakut dhe për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Ai, gjithashtu, është pyetur edhe për deklarimet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, rreth çështjes së korrigjimit të kufijve, megjithatë ka qenë fjalëpak.

“Unë s’kam kurrfarë ideje se s’i mund të duket zgjidhja”, është shprehur Vuçiq. /GazetaSinjali/