image Vuçiq thotë se futja e Nismës në kuvend u bë për ta dobësuar Kurtin dhe për ta fuqizuar LDK-në

Kosovë

Deklaratë/ Vuçiq thotë se futja e Nismës në kuvend u bë për ta dobësuar Kurtin dhe për ta fuqizuar LDK-në

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar  Vuçiq ka thënë se me futjen e Nismës në Kuvendin e Kosovës po dobësohet partia e Albin Kurtit si dhe po fuqizohet partia e Vjosa Osmanit.

Ai ka thënë se helmimi i anëtarëve të KQZ-së u bë për vetëm për ta dëmtuar Listën Serbe.

“Ky skenari me helmim u mendua kundër Kurtit. Ata bënë një lojë të brendshme. Edhe po t’i anulojnë  4,000 deri në 5000  vota nga Serbia nuk do të ndikonte në Listën Serbe, e cila fitoi dhjetë vende. Nuk ishte Lista Serbe shënjestra, por duhej të dëmtohej imazhi Serbisë dhe për të ndryshuar përbërjen në parlament, sepse nëse hyn NISMA, numri i vendeve të Kurtit do të zvogëlohet, dhe atëherë LDK në bllok mund të kenë më shumë sesa Kurti, duke imponuar në këtë mënyrë kandidatin e tyre kryeministër Vlora Osmani”, u shpreh Vuçiq.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme PZAP-i vendosi për anulimin e votave nga Serbia bazuar në ankesën e Koalicionit Nisma – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë./Gazeta Sinjli/