image Vuçiq thotë se ata që ngrenë padi për gjenocid kundër Serbisë s’janë të interesuar për dialog

Politikë

Vuçiq thotë se ata që ngrenë padi për gjenocid kundër Serbisë s’janë të interesuar për dialog

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth dialogut, duke thënë se koha nuk është aleat i Serbisë për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

Vuçiq tha se paralajmërimet për ngritjen e padisë kundër Serbisë për një gjenocid, shkojnë kundër dialogut.

“Kam frikë se ata që ngrenë padi për gjenocid dhe shpallin kërkesa për dëmshpërblime të luftës, thonë qartë që nuk janë të interesuar për dialog”, tha Vuçiq.

“Ata që flasin çdo ditë vetëm për këtë dhe jo për Asociacionin e komunave serbe, me akterë të ndryshëm ndërkombëtarë që thonë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, dhe kufijtë e vetëm që dëshirojnë t’i ndryshojnë janë kufijtë e Serbisë… Unë do t’u përgjigjem njerëzve të tillë çdo ditë”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/