image Vuçiq thotë se ambasadat e huaja e bën këtë gjë për t`i përçarë serbët në Kosovë

Politikë

Serbi/ Vuçiq thotë se ambasadat e huaja e bën këtë gjë për t`i përçarë serbët në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se “përfaqësuesit e huaj në kafene të ndryshme” po bindnin dhe po u jepnin para disa politikanëve serbë në Kosovë që të garonin kundër Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Duke vlerësuar se do t’i bashkonte më tej serbët dhe se Lista Serbe do të fitonte “bindshëm”, Vuçiq pyeti se si mund të pritet që dikush që merr para nga ambasadat e huaja, të mbrojë interesat e Serbisë.

“Për mua është e rëndësishme që serbët të jenë sa më të bashkuar, dhe kur të merrni para nga ambasada dhe asnjëherë të mos përgjigjeni në pyetjen se ku keni marrë 200,000 euro si Vuk Jeremiq, si e prisni një njeri të tillë të mbrojë interesat serbe”, tha Vuçiq./ Sinjali/