image Vuçiq: Të gjithë duhet të bëjmë gjithçka për një zgjidhje kompromisi me Kosovën

Rajon

Vuçiq: Të gjithë duhet të bëjmë gjithçka për një zgjidhje kompromisi me Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot në Paris përpara bisedimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron se çështja e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është e lehtë, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tij të gjithë “duhet të bëjnë gjithçka që mundemi për të arritur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët”.

“Nuk është e lehtë, unë jam gjithmonë i gatshëm të dëgjoj Macron dhe idetë e tij inovative në mënyrë që t’i afrohem një zgjidhjeje. Jam i sigurt se do të kemi një bisedë të sinqertë dhe të hapur dhe shpresojmë që me udhëheqjen e Presidentit Macron të bëjmë diçka në të ardhmen”, u shpreh ai./Gazeta Sinjali/