image Vuçiq tallet me Perëndimin: Shtatë çnjohje për Kosovën i kam në 'fiok', i tregoj kur të duhet

Politikë

Vuçiq tallet me Perëndimin: Shtatë çnjohje për Kosovën i kam në ‘fiok’, i tregoj kur të duhet

news image

Në kulmin e krizës së raporteve kur perëndimi është aktivizuar me gjithë kapacitetet për gjetjen e një zgjidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për media ka pretenduar se i ka në fiok “shtatë çnjohje të pavarësisë së Kosovës”, shkruan Danas.

Ai ka thënë se janë një numër i vendeve që kanë deklaruar se tashmë janë të gatshme për ta tërhequr njohjen për Kosovën, dhe se numri i tyre, sipas Vuçiq, ka shkuar nga katër në shtatë.

“Ato dokumente janë në fiokun tim, askund tjetër. Ato janë shtatë. Do t’i zbulojmë kur të është e nevojshme. Është punë e vështirë dhe luftë e vështirë”, ka thënë presidenti i Serbisë.

/GazetaSinjali/