image Vuçiq takohet me Erdoganin bisedojnë edhe për Kosovën

Politikë

Vuçiq takohet me Erdoganin bisedojnë edhe për Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Siç bëjnë të ditura kanalet zyrtare të informimit në presidencën serbe, Vuçiq dhe Erdogan kanë diskutuar për një mori çështjesh, në mesin e tyre edhe për raportet në rajon ku përfshihet edhe Kosova.

“Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij teksa ka njoftuar për takimin me Erdogan.

Sipas mediave në Beograd, temë diskutimi e këtij takimi ndër të tjerash do të jetë edhe Kosova, përveç çështjes së bashkëpunimit ekonomik, çështjeve bilaterale dhe investimeve të Turqisë në Serbi. 

/GazetaSinjali/