Liderët e rajonit duket se janë mbledhur për një takim në Kishinau të Moldavisë në Samitin ku do të marrë pjesë edhe Vjosa Osmani.
Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka shpërndarë një postim ku duket me anëtaren serbe të presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviqin, presidenten greke Katerina Sakelaropolou, kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Darko Kovaçevski.
Presidentja Osmani ka deklaruar se nuk e ka në plan të takohet me presidentin serb Vuçiq, pasi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë organizohet në Bruksel nga BE-ja.