image Vuçiq raporton nesër në kuvendin serb për takimin me Kurtin

Rajon

Vuçiq raporton nesër në kuvendin serb për takimin me Kurtin

news image

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka njoftuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të paraqesë një raport mbi Kosovën sot para përfaqësuesve të partive jo –parlamentare, të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak, përcjell Gazeta Sinjali.

Daçiq në një deklaratë për Tanjug ka vlerësuar se ky është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit.

Vuçiq kishte njoftuar se do t’u drejtohet deputetëve rreth të njëjtës temë në një seancë e cila parashihej të zhvillohej më 22 qershor.

Ai pritet që nesër të flaspër takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të zhvilluar së fundi në Bruksel. /Gazeta Sinjali/