image Vuçiq për dialogun: Serbinë e pret një punë serioze për Kosovën

Politikë

Vuçiq për dialogun: Serbinë e pret një punë serioze për Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, duke e bërë të ditur edhe agjendën e tij para bashkimit në tryezë të serbëve dhe shqiptarëve.

Vuçiq ka thënë se pas vizitës që i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe pasi të takohet me këtë të fundit, presidenti do ta vizitoj Moskën e me pas edhe Uashingtonin.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbinë e pret punë serioze për Kosovën, por gjithashtu se nuk ka parë ndonjë propozim.

“Me një politikë serioze dhe të përgjegjshme, ne kemi arritur që çështjen e Kosovës ta sjellim përsëri në tryezë, me ndihmën e fuqive të mëdha”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa sot është zhvilluar një takim në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti, të cilët më pas në dy konferenca të ndara për media, deklaruan se janë pajtuar që të bashkëpunojnë, për të arritur rezultate sa më të mira nga ky process.  /Gazeta Sinjali/.