image Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi: Me Kurtin nuk ka kuptim të bisedohet

Rajon

Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi: Me Kurtin nuk ka kuptim të bisedohet

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se vendi që ai udhëheqë do të jetë gjithmonë pjesë e dialogut me Kosovën, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka pohuar se pjesëmarrja në dialog është në të mirë të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Por, sipas tij nuk ka kuptim të bisedohet me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, shkruan B92.

“Kurti tha se serbët kanë kryer tre gjenocide. Dialogu është gjithashtu i rëndësishëm për shkak të sigurisë së njerëzve tanë dhe zvogëlimit të tensioneve midis serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Vuçiq. /Gazeta Sinjali/