image Vuçiq: Nesër ose pasnesër do të bisedoj me Merkel, Kosova njëra nga temat

Rajon

Vuçiq: Nesër ose pasnesër do të bisedoj me Merkel, Kosova njëra nga temat

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi dje se do të bisedojë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, nesër ose pasnesër, duke kujtuar se një konferencë e madhe pritet të mbahet në Berlin më 4 ose 5 korrik.

Vuçiq deklaroi se ndër të tjera, ai do të fliste me kancelaren gjermane për Kosovën, bashkëpunimin rajonal dhe rolin e Gjermanisë, transmetojnë mediat serbe, përcjell Gazeta Sinjali.

Ne do të shohim nëse do të jetë procesi i Brukselit apo Berlinit më vonë,” tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pret nga kjo bisedë përmes një video-lidhje, ku një nga temat, përveç samitit të ardhshëm mbi procesin e Berlinit, do të jetë Kosova.

Pas stërvitjes ushtarake në Peshtera, Vuçiq vuri në dukje se çdo bisedë me Merkel është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Serbinë dhe se ai shpreson se do të jetë “një bisedë e mirë”.

Lidhur me deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Vuçiq tha se gjithçka mund të ndryshojë, por përgjigja e tij për njohjen e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.

I pyetur për të komentuar pyetjen e presidentit francez Emmanuel Macron për Kurtin mbi atë se çfarë Kosova mund t’i ofrojë Serbisë për njohjen eventuale, si dhe deklaratën e Kurtit se njohja duhet të lidhet me hyrjen e Kosovës në OKB, Vuçiq tha se nuk kishte “asnjë lajm për atë që po thotë Kurti dhe se e ka dëgjuar atë një milion herë”.

Ndryshe, kryeministri Kurti të mërkurën zhvilloi vizitën e parë në Francë ku u takua me presidentin Macron. Ai në një intervistë për “Le Monde” në Paris, ka thënë se është vetëm një çështje diskutimi me Vuçiq – ajo e njohjes reciproke dhe se Serbia duhet ta pranojë realitetin dhe të demokratizohet./Gazeta Sinjali/