image Vuçiq nesër do të takojë përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë

Rajon

Vuçiq nesër do të takojë përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë nesër një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediumit serb “Tanjug”, takimi është planifikuar të mbahet në mesditë në Pallatin e Serbisë por që arsyet e takimit nuk dihen ende.

Sipas mediave serbe, në takim do të jetë prezent edhe drejtori i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Serbi, Petar Petkoviq./Gazeta Sinjali/