image Vuçiq: Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, do ta vinte vendin tonë në një pozitë shumë të keqe

Rajon

Vuçiq: Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, do ta vinte vendin tonë në një pozitë shumë të keqe

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të ketë presion të madh ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës.

Ndër të tjera, gjatë një paraqitjeje televizive, ai tha se ka “rrezik” që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, do të ushtronte presion shtesë mbi vendet e Evropës, të cilat nuk e kanë njohur atë, pra ta njohin atë si shtet të pavarur”, tha Vuçiqi. “Kjo do ta vinte vendin tonë në një pozitë shumë të keqe”, u shpreh më tej ai.

Vuçiqi tha se një nga gjërat më të vështira për të ka qenë refuzimi për ta njohur Kosovën në Washington, gjegjësisht në Shtëpinë e Bardhë, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Kemi gjithnjë e më shumë të dërguar, nga Escobari e Stuart Peachi, deri tek i dërguari i tanishëm gjerman. Të gjithë po dërgojnë të dërguar, por nuk duan që Rusia të ndërhyjë në negociatat për Kosovën. Megjithatë, mos harroni se unë refuzova njohjen e ndërsjellë në mes të Washingtonit, edhe pse amerikanët ishin mikpritës të ndershëm. Ishte gjëja më e vështirë atje, të refuzosh njohjen në mes të SHBA-së. Ne kemi pasur presion edhe në Bruksel për të lejuar hyrjen e Kosovës në OKB. Vetëm ta dini se me çfarë presionesh po përballemi për ta njohur Kosovën”, deklaroi Vuçiq.

/GazetaSinjali/