image Vuçiq viktimizohet sërish: Na presin kohë më të rënda sesa në të 90-tat

Politikë

Vuçiq viktimizohet sërish: Na presin kohë më të rënda sesa në të 90-tat

news image

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e ka vazhduar viktimizimin, duke theksuar se Serbinë po e presin kohë më të vështira sesa në vitet e 90-ta.

Vuçiq nuk e ka specifikuar se për çka bëhet fjalë, por ka paralajmërime për të ardhme “të errët”.

“Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”, Mila…
“Do ta shihni vetë se kush do të sillet, si dhe kush do të marrë pjesë në atë proces me sa guxim dhe guxim. E gjithë kjo, pavarësisht se çfarë vendimesh kam marrë apo kemi marrë, nuk do ta ndryshojë faktin se unë kam më shumë frikë se kurrë nga ajo që i pret Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb shpesh herë ka thënë se “na presin vendime të vështira për Kosovën”.

Sidoqoftë, ai njihet për viktimizimin e vazhdueshëm.

/GazetaSinjali/