image Vuçiq mesazh Kurtit për zgjedhjet e prillit, synon mbajtjen e tyre edhe në Kosovë

Rajon

Vuçiq mesazh Kurtit për zgjedhjet e prillit, synon mbajtjen e tyre edhe në Kosovë

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i bindur se në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e Serbisë, ku më 3 prill serbët do të munden të votojnë jo vetëm në veri, por edhe në pjesën tjetër të Kosovës.

Vuçiq i ka dërguar mesazh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se shpreson që të mos ndërhyjë dikush në votimin e serbëve në Kosovë, duke paralajmëruar edhe për pasoja.

Madje, kur gazetari i tha se kryeministri Kurti ishte më i fortë se shtetet e QUINT-it dhe BE-ja, pasi e ndaloi referendumin serb në Kosovë, Vuçiq qeshi duke thënë se ‘ishte një shaka e mirë’.

“Jam shumë i vrenjtur dhe dinak, por buzëqesh kur më thonë se kanë lëshuar një deklaratë, por Kurti nuk ka dashur të dëgjojë”, tha presidenti serb për TV Pink.

Vuçiq tha gjithashtu se sa i përket mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, disa faktorë të tjerë janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, duke mos përmendur emra.

/GazetaSinjali/