image Vuçiq Malit të Zi për vaksinat që i dha Kosovës: E keni bërë për ta poshtëruar Serbinë

Politikë

Vuçiq Malit të Zi për vaksinat që i dha Kosovës: E keni bërë për ta poshtëruar Serbinë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka konsideruar poshtëruese për Serbinë dhurimin e vaksinave për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga ana e Malit të Zi, përcjell Gazeta Sinjali.

A nuk mundët që këto vaksina t’ia jepnit popullit shqiptar të Kosovës? Pse duhej t’ia jepnit Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila është formuar në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara?”, është shprehur Vuçiq, raporton Kosovo-online.

“Ju këtë e keni bërë për ta poshtëruar Serbinë”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/