image Vuçiq: Lista Serbe të veprojë kështu se pa ta s'ka qeveri në Kosovë

Kosovë

Beograd/ Vuçiq: Lista Serbe të veprojë kështu se pa ta s’ka qeveri në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pa Listën Serbe nuk do të mund të formohet qeveria e re e Kosovës.

Teksa LVV-ja dhe LDK-ja nuk po pajtohen për ndarjen e pozitave qeverisëse, Vuçiq ka thënë se “është e rëndësishme që Lista Serbe të jetë unike dhe është e qartë se pa ta nuk ka qeveri në Kosovë”.

Ai ka thënë se kërkesa kyçe e Listës Serbe përveç sigurisë së serbëve është edhe heqja e taksës.

“Do të thoshte normalizim i jetës dhe padyshim rezultate ekonomike më të mira. Nëse nuk do të kishin tarifa ne do të ishim shteti i dytë ose i tretë me rritjen ekonomike, për këtë aryse jemi në vendin e gjashtë. Shpresoj që kjo qeveri të formohet”, ka thënë Vuçiq për RTS-në. /Gazeta Sinjali/