image Vuçiq komenton zërat për ridefinim të kufijve në Ballkan

Rajon

Vuçiq komenton zërat për ridefinim të kufijve në Ballkan

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “nuk e kupton pse askush në ‘çarshinë e Beogradit’ nuk bën zhurmë për atë që ofrohet për Shqipërinë e Madhe, por janë të shqetësuar për ndarjen paqësore të Bosnjës dhe Hercegovinës”, raporton Tanjug.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me propozimin e pretenduar të kryeministrit Slloven Janez Jansha mbi ndarjen paqësore të BeH, Vuçiq deklaroi se “meqenëse ai nuk di për ndonjë dokument, nuk është i gatshëm të dënojë ose lavdëroj diçka që nuk e ka parë”.

Ai iu drejtua, siç ka pretenduar, “çarshisë së Beogradit” e cila e sulmoi propozimin e pretenduar, se nuk është e qartë për se si ata mund të dinin se për çfarë bëhej fjalë.

“Ju nuk keni lidhje për çfarë bëhet fjalë, nuk keni ide nëse është e vërtetë apo jo, nëse ka diçka apo jo. Unë nuk e di, por a besoni vërtet se ju e dini, nëse unë nuk e di?”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Vuçiq pretendon se “e thotë këtë jo për të dënuar dikë, por për të treguar se sa i theksuar është autoshovinizmi te serbët dhe te një pjesë e elitës serbe”, siç thotë ai, “kuazi-intelektuale”.

Ka thënë se askush prej tyre nuk tha asnjë fjalë të vetme për faktin se “kufijtë e Serbisë po ndryshojnë”.

“Çdo ditë po e copëtojnë Serbinë, dhe çdo ditë mburren me këtë dhe thonë se është normale. Për ju është normale që Parlamenti Evropian dërgoi kërkesë zyrtare në Serbi, por edhe për pesë vendet e BE-së që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës, që doemos duhet ta njohin atë. Dhe pastaj ju vini të na shpjegoni se si duhet ta pranojmë copëtimin e territorit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Qëndrimi i Serbisë ndaj BeH, siç pretendon ai, “është respektimi i integritetit të BeH, por edhe sovraniteti aty ku ekziston sovraniteti institucional dhe sovraniteti institucional i entiteteve”.

“Por nuk kuptoj pse lejohen disa tema, pse askush në “çarshinë e Beogradit” nuk bënë zhurmë për atë që ata çdo ditë ofrojnë një Shqipëri të Madhe”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/