image Vuçiq i del kundër Putinit, thotë se Serbia nuk i njeh referendumet e Rusisë në Ukrainë

Botë

Vuçiq i del kundër Putinit, thotë se Serbia nuk i njeh referendumet e Rusisë në Ukrainë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës nga Rusia, pavarësisht marrëdhënieve të ngrohta mes Beogradit dhe Moskës.

Vuçiq tha se e bën këtë pasi është në interesin e Serbisë që të mbrojë integritetin territorial të shteteve të njohura ndërkombëtarisht, pasi edhe vetë “po mbrojnë integritetin territorial”.

“Serbia nuk do të njohë ato referendume, pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të OKB-së. Ne po mbrojmë integritetin tonë territorial dhe është në interesin tonë më të mirë të mbrojmë integritetin territorial të vendeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht”, u tha Vuçiq gazetarëve, raporton DW.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, varet nga Rusia për furnizimet me gaz natyror dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për veprimet e saj në Ukrainë.

/GazetaSinjali/