image Vuçiq i ankohet Grenellit se Serbia i humbi 435 milionë euro për faj të Kosovës

Rajon

Rajon/ Vuçiq i ankohet Grenellit se Serbia i humbi 435 milionë euro për faj të Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takim me të dërguarin special të presidentit amerikan Dondald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka thënë emisarit se nga taksa e vendosur nga Kosova, shteti i tij deri tash ka pësuar humbje prej 435 milionë eurove.

“Më shumë se 1 milion euro në baza ditore janë shifrat e humbjeve”, citohet të ketë thënë Vuçiq në një konferencë për media bashkë me Grenellin, bën të ditur B92.

Më tej ai ka thënë se kompanitë ushqimore serbe janë dëbuar nga tregu kosovar./ Gazeta Sinjali/