image Vuçiq: Haradinaj është njeri i rrezikshëm

Politikë

Vuçiq: Haradinaj është njeri i rrezikshëm

news image

“Haradinaj është njeri i rrezikshëm”, kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për kandidatin për president Ramush Haradinajn, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo deklaratë e Vuçiqit për mediat serbe vjen si reagim ndaj kandidatit për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjatë një paraqitjeje të programit të vet tha se “do të punojë për Shqipërinë e Madhe”.

Haradinaj është një njeri i rrezikshëm dhe “Shqipëria e Madhe” do të ishte një kërcënim për të gjithë. Përgjigja ime është kjo – ju bëni punën e jua, çfarë të doni, a ne do të kemi përgjigje të mirë dhe adekuate, e qytetarët nuk kanë se pse të shqetësohen” , u shpreh Vuçiqi për tanjug.

Haradinaj ka folur rreth referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ramush Haradinaj premton bashkimin me Shqipërinë

/Gazeta Sinjali/