image Vuçiq e quan marrëzi deklaratën e Hotit për pikën doganore të Kosovës në Durrës

Politikë

Vuçiq e quan marrëzi deklaratën e Hotit për pikën doganore të Kosovës në Durrës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën së premtës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti i cili para se të takohet me homologun shqiptar, Edi Rama, tha se nga ai do të kërkojë që një pjesë e Portit të Durrësit të shërbejë si Port i Kosovës.

I pyetur rreth kësaj deklarate, kreu i shtetit serb e ka cilësuar si një marrëzi.

“Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre”, ka thënë Vuçiq gjatë një konference për media të mbajtur me rastin e vizitës në aeroportin “Batajnica”, raporton “b92.net”.

Ai ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke ritheksuar edhe një herë që s’ka ndërmend ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negociojë për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”, ka thënë Vuçiq./Gazeta Sinjali/