image Vuçiq, do t’i flas publikut me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Serbisë, pritet të flasë edhe për situatën në Kosovë

Politikë

Vuçiq, do t’i flas publikut me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Serbisë, pritet të flasë edhe për situatën në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në orën 10 do t’i drejtohet publikut me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Serbisë.

Nga Shërbimi për shtyp i Presidentit, bëhet e ditur se ai pritet të flasë edhe për situatën në Kosovë.

Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidenti i Republikës do t’i propozojë Asamblesë Kombëtare një kandidat për kryeministër, pasi të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore.

Vuçiq pas seancës së Kryesisë së SNS-së, e cila u mbajt të mërkurën, tha se e di emrin e përfaqësuesit për përbërjen e Qeverisë së re, por se atë emër do ta shpallë në 48 orët e ardhshme.

Ai ka theksuar se pjesë e qeverisë së re do të jenë edhe Ana Bërnabiq edhe Millosh Vuçeviq, dhe se do të ketë shumë ndryshime në Qeveri.

/GazetaSinjali/