image Vuçiq: Do të kemi presione të mëdha lidhur me Kosovën

Politikë

Vuçiq: Do të kemi presione të mëdha lidhur me Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret presione të mëdha për çështjen e Kosovës.

Vuçiq tha se ky presion do të jetë edhe për çështjen e Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Lajmi i keq është se ne do të jemi të ekspozuar ndaj presioneve gjithnjë më të mëdha për çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Vuçiq, në televizionin serb “Pink”.

Sipas tij, të tjerët po duan që ta ndalin Serbinë, sepse është vendi më i zhvilluar në rajon.

“Kjo është arsyeja pse të gjithë duan të frenojnë Serbinë”, tha ai.

Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, u zhvillua të hënën, më 19 korrik, në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Ky takim ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje mes palëve, madje me kontradikta të shumta mes tyre./Gazeta Sinjali/