image Vuçiq paralajmëron se do të diskutoj me Kurtin edhe për kthimin e serbes në Kosovë

Politikë

Vuçiq paralajmëron se do të diskutoj me Kurtin edhe për kthimin e serbes në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se beson se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në nivelin më të lartë në Bruksel gjatë gjysmës së dytë të korrikut.

Ai tha se në takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do ta shtrojë për diskutim edhe çështjen e serbes së kthyer në Kosovë, Dragica Gashiq.

Kjo çështje nuk është e vetmja, por është një paradigmë sepse i shqetëson ata si simbol i kthimit të serbëve në shtëpitë e tyre. Ne në Kosovë nuk kemi pasur pushtet de facto që nga viti 1999 dhe nuk kemi asgjë që kur ata e shpallën pavarësinë në vitin 2008, por ne po luftojmë”, tha Vuçiq. /Gazeta Sinjali/