image Vuçiq deklaron se Serbia është e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje me Kosovën

Politikë

Vuçiq deklaron se Serbia është e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje me Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Serbia është plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Këtë Vuçiq e tha në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po mbahet online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Për fat të keq, në fund të shekullit XX, ne në Serbi përjetuam masa dhe veprime të njëanshme, të cilat minuan dhe vunë në pikëpyetje efektivitetin e multilateralizmit dhe mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe vetë të drejtën ndërkombëtare. Institucionet e përkohshme në Prishtinë e shpallën pavarësinë përmes një akti të njëanshëm dhe shkelën Rezolutën 1244 të KB, duke minuar seriozisht sigurinë e Serbisë dhe rajonit në tërësi”, tha Vuçiq ndër të tjera. /Gazeta Sinjali/