image Vuçiq akuzon opozitën serbe për fotomontazhe me Kurtin

Politikë

Vuçiq akuzon opozitën serbe për fotomontazhe me Kurtin

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në parlamentin serb gjatë seancës që po raporton për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë publike dy fotografi, ku ka akuzuar opozitarët serb se ata i kanë montuar ato foto.

Vuçiq nxori fotografinë ku sipas tij shihet i montuar krah Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një fotografi që ky i fundit e kishte bërë me ministrin e jashtëm grek grek, Nikos Dendias.

Ai akuzoi deputetin nga Partia Demokratike Serbe, Srxhan Millovojeviç, se po përdor këto lloj të fotomontazhave për ta sulmuar atë.

/GazetaSinjali/