image Vritet një person në Batllavë

Siguri

Vritet një person në Batllavë

news image

Një 41-vjeçar me inicialet G.B. është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Batllavë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se i dyshuari për këtë rast është 47-vjeçari me inicialet B.B. i cili është arrestuar sot rreth orës 08:00 në Gërdoc të Podujevës.

Tutje ajo ka shtuar se nga i dyshuari është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka thënë ajo për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/