image Vritet lideri i Shtetit Islamik, ISIS e konfirmon

Botë

Vritet lideri i Shtetit Islamik, ISIS e konfirmon

news image

Foto ilustruese


Grupi terrorist ISIS, përmes një deklarate ka njoftuar se udhëheqësi i tyre është vrarë në betejë vetëm tetë muaj pasi u emërua si kalif i grupit islamik.

Në audio mesazh, thuhet se Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashi, nga Iraku, u vra ‘në luftë me armiqtë e Zotit’ dhe tashmë është emëruar zëvendësi i tij.

Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, ku Kurashi i referohet një fisi të profetit Muhamed, nga i cili liderët e IS duhet të pretendojnë prejardhjen.

Grupi terrorist ISIS, pati rritje në Irak dhe Siri, në fillim të vitit 2014, ku kishin pushtuar zona të gjera territori.

Mirëpo rënien e kishte në vitin 2017, fillimisht në Irak e pastaj dy vite më vonë në Siri.

Udhëheqësi i mëparshëm i IS-it, Abu Ibrahim al-Qurashi, u vra në fillim të këtij viti në një sulm të SHBA-së në provincën Idlib në veri të Sirisë.

Paraardhësi i tij Abu Bakr al-Baghdadi u vra, gjithashtu në Idlib, në tetor 2019.

/GazetaSinjali/