image Vrau një shtetas grek 28 vite më parë, arrestohet shqiptari 51-vjeçar në Belgjikë

Shqipëri

Vrau një shtetas grek 28 vite më parë, arrestohet shqiptari 51-vjeçar në Belgjikë

news image

Shqiptari 51 vjeçar, Muhamet Belba është arrestuar në Belgjikë dhe më pas u ekstradua në Shqipëri, ku është dënuar me 22 vjet heqje lirie për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, për një ngjarje të ndodhur 28 vjet më parë.

“Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, Belba ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete më 17 shkurt të vitit 1993.

/GazetaSinjali/