Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, pranë shkollës “Pavarësia”, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri në një zonë të frekuentuar të qytetit.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima, E.Ç, rreth 34-vjeçar, ka raportuar në Polici se derisa po ecte në rrugë, është thirrur në emër nga një person që më pas ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Leondrit Kryeziu, i cili pas të shtënave është larguar në drejtim të panjohur.
Fatmirësisht, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, por plumbat kanë shkaktuar dëme materiale në kafiterinë “Felx Lounge Bar”, ku janë dëmtuar dritaret.
Me të marrë vesh rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe hetuesit, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.