image Vrasje në tentativë/ Dy serbë bëhen llom mes vete në Mitrovicë, i dyshuari godet viktimën me çekiç

Siguri

Vrasje në tentativë/ Dy serbë bëhen llom mes vete në Mitrovicë, i dyshuari godet viktimën me çekiç

news image

Mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Princi Millosh’ në Mitrovicë të Veriut ka ndodhur një përleshje mes dy personave, me ç’rast njëri nga ta ka marrë lëndime të rënda, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në afërsi të një picerie që ndodhet në atë zonë, ku gjatë përleshjes mes viktimës dhe personit të dyshuar, është përdorur edhe një çekiç.

Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima është dërguar me autoambulancë në Emergjencë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, e më pas është transferuar me urgjencë për në Beograd.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë bërë ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e rastit, teksa janë vënë në lëvizje për të identifikuar dhe për të arrestuar personin e dyshuar.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si ‘Vrasje në tentativë’.

/GazetaSinjali/