COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Krim në Gjakovë, vajza dyshohet se e ka mbytur babain e saj

news image

Vajza me probleme mendore dyshohet e ka mbytur babain e saj mesditën e sotme në rrugën “Sabrije Vokshi” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Krimin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjetur pa shenja jete personi M.R. – lindur 1933. Pranë trupit të viktimes ishte e shtrirë vajza e tij T.R – lindur 1962, e cila është me të meta mentale” ka pohuar Gjurkaj për Gazetën Sinjali.

Zëdhënësi konfirmon se rastit i janë pergjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekësore, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e 87-vjeçarit.

“Viktima kishte lëndime në kokë dhe dorë, por lëndime kishte edhe vajza dhe për këtë arsye ekziston dyshimi i arsyeshem se vrasëse potenciale mund të jetë vajza”, ka treguar Gjurkaj.

Pas krimit, Gjurkaj thotë se vajza është dërguar në Spitalin “Isa Grezda”, në repartin psikiatrik.

Ai njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarës (vajzës) i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa trupi i pajetë i babait të saj është derguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: