image Vrasja e kosovarit në Gjermani - Dalin detaje të reja

Diasporë

Vrasja e kosovarit në Gjermani – Dalin detaje të reja

news image

Të enjten në Hannover të Gjermanisë mbeti i vrarë 30-vjeçari nga Mitrovica, Armin Neziri. I dyshuari kryesor për vrasjen e tij, Rinor Z., gjendet ende në arrati.

Viktima, Armin Neziri, 30 vjeç, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës, teksa ndodhej brenda automjetit të tipit “Porsche Cayenne”.

Mediat gjermane kanë raportuar se avokati i të dyshuarit ka deklaruar se së shpejti klienti i tij do të dorëzohet në polici, përcjell Gazeta Sinjali.

Pas të shtënave fatale mbi një burrë në Hanover të enjten pasdite, autori i dyshuar i veprës është ende në arrati. Sipas deklaratave të avokatit të tij, Fritz Willig, i dyshuari dëshiron të përballet me policinë së shpejti.”

“Këshilltari ligjor i të arratisurit gjithashtu raportoi se klienti i tij mori armën nga frika ditën në fjalë. Siç raportoi Willig te ‘Neue Presse’ (NP) të shtunën, takimi në mes viktimës dhe dorasit ishte një ‘takim thjesht i rastësishëm në një kryqëzim trafiku’”, thuhet në shkrimin e gazetës gjermane.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, viktima ka parkuar Porche-në e tij pas Mercedesit të dorasit, e më pas ka dalë nga vetura dhe ka thyer xhamat e veturës. Pas kësaj, Rinor Z. ka shtënë me armë zjarri ndaj Armin Nezirit.

Kurse, avokati i të dyshuarit ka deklaruar se Rinor Z. e njihte viktimën Armin Neziri, për të cilin gazeta shkruan se ka qenë i involvuar në trafikim droge dhe krime seksuale.

Tutje, avokati ka theksuar për mediat gjermane se klienti i tij ndihej i rrezikuar nga Armin Neziri, sepse këtë të fundit e kishte raportuar më parë për një sherr.

Kush është Armin Neziri?

Më 22 Mars 2017 kishte të shtëna me armë zjarri në Andreas-Hermes-Platz,  ku mbeti një person i vdekur dhe autor ishte shqiptari nga Kosova, i identifikuar si Armin Neziri.

Ai qëlloi një 25-vjeçar maqedonas për vetëmbrojtje. Para kësaj, Neziri ishte plagosur nga disa goditje me thikë. Mbetet ende e paqartë nëse vrasja e Armin Nezirit lidhet me incidentet në vitin 2017./Gazeta Sinjali/