image Vrasja e 24-vjeçarit në Ferizaj dy vite më parë/ Dënohet me 17 vjet burgim i akuzuari kryesor, Leonit Muhaxheri

Drejtësi

Vrasja e 24-vjeçarit në Ferizaj dy vite më parë/ Dënohet me 17 vjet burgim i akuzuari kryesor, Leonit Muhaxheri

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj u ka shqiptuar dënimin pesë personave të akuzuar për vrasjen me thikë të 24-vjeçarit, Bajram Qeli, e cila ndodhi para dy vitesh, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i akuzuari kryesor, Leonit Muhaxheri, është dënuar me 17 vjet burgim, ndërsa dy të akuzuarit tjerë për pjesëmarrje në rrahje, Albin Balia dhe Eugen Bajralia, janë dënuar me nga 2 vjet e 6 muaj burgim.

Po ashtu edhe Mërgim Atanasova është dënuar me burim në kohëzgjatje prej 7 muajsh, pasi akuzohej për dhënien e ndihmës për kryerësit e veprës penale, ndërsa Rinor Jashari, i akuzuar për kanosje dhe moslajmërim të veprave apo kryesëve, është dënuar me 5 mijë euro gjobë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Leonit Muhaxheri, akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë, për shkak se më 4 shtator 2020, në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q, me ç’rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit Alorin Leka.

Bajram Qeli kishte ndërruar jetë në Emergjencë, pasi nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra nga plagosja me thikë.

/GazetaSinjali/