image Vrasja e 17-vjeçarit në Prishtinë, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Vrasja e 17-vjeçarit në Prishtinë, policia jep detaje

news image

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë, një pushkë gjuetie, një AK/47, 23 fishekë të kalibrave të ndryshëm gjatë operacionit ku u arrestuan katër persona për vrasjen e 17-vjeçarit në Prishtinë.

“Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar, në fsh. Tërnavë-Podujevë janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK/47, 23  fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin e Policisë.

Katër të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje  për 48-orë.

Lëkë Bulliqi, 17-vjeçar, nuk kishte mundur t’u mbijetojë plagëve të marra pasi u qëllua me armë zjarri dje në Prishtinë./Gazeta Sinjali/