image "Vrasësi kishte për qëllim shfarosjen e familjes", vëllai i viktimës rrëfen për tragjedinë e djeshme në Gjakovë

Kosovë

“Vrasësi kishte për qëllim shfarosjen e familjes”, vëllai i viktimës rrëfen për tragjedinë e djeshme në Gjakovë

news image

Një tragjedi ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhaniq të Gjakovës. Një shtetas i Shqipërisë e vrau me thikë bashkëshortin e kushërirës, ndërsa i plagosi rëndë gruan e viktimës dhe djalin e tij.

Vëllai i viktimës, Krist Mula, ka rrëfyer versionin e tij për krimin. Ai ka treguar sesi vrasësi ishte futur në dhomë dhe e kishte kryer vrasjen. Sipas tij, shtetasi i Shqipërisë që u arrestua pas krimit të kryer kishte për qëllim ta shfaroste familjen e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

“Miq, shokë, pas një tragjedie që e patëm dje më datë 7 korrik në shtëpinë tonë, ku si pasojë e plagëve të marra vdiq vellai ynë Nov, në moshën 60 vjeçare nga një i pabesë ku ishte duke fjetur në shtepinë e vëllait si nip i mikut të vllait nga Luzha e Tropojës. Agresori kishte qëndruar disa herë në shtepinë e vëllait ku ishte pritur si mik i familjes tonë pasi ishte nip i mikut te vëllait pabesisht ju hyri në dhomë në orën 3 të mëngjesit vllait, ia mori jetën kushërirës, i shkaktoi disa plagë, me të dëgjuar djali i vllait Marku një bërtimë që po ndodhë kishte dalë nga dhoma në koridor dhe menjëherë ishte goditë me thikë ku edhe është në gjendje të rëndë. Agresori me sa duket kishte qëllimin e shfarosjes së familjes. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohe”, ka shkruar ai.

Prokurori i rastit, Ali Uka ka thënë dje për Gazetën Sinjali se i dyshuari kishte qëndruar që tri ditë te familja e hallës së tij ku edhe e kreu krimin rreth orës 3 të mëngjesit. Uka tha se i dyshuari ka qenë pacient në repartin e Psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës ku po trajtohej si konsumues i drogës.

“Nuk dihen ende motivet. I dyshuari ka qenë disa herë në vizita mjekësore si përdorues i narkotikëve, është shtetas i Republikës së Shqipërisë. E ka vra me thikë bashkëshortin e hallës së tij edhe e ka lëndu rëndë hallën e vetë dhe djalin e tyre. Kemi të bëjmë me një vrasje dhe dy tentim vrasje.  Ai ka ardhur këtu, ka qenë pacient i Psikiatrisë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, si konsumues i drogës. Tri ditët e fundit ka qëndru te familja e viktimës, aty ka ardhë te miku i tij. Rreth orës 3 të mëngjesit e ka kryer aktin, e ka vra burrin e hallës së tij, dhe i ka lëndu rëndë hallën dhe djalin e hallës. Këta të dy janë të lënduar, djali është në QKUK në Prishtinë në gjendje kritike, ndërsa gruaja gjendet në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, tha Uka. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1528586350654120&set=a.115774575268645&type=3&theater