image Numërohen mbi 14 mijë vota nga diaspora, VV merr mbi 73 %

Numërohen mbi 14 mijë vota nga diaspora, VV merr mbi 73 %

news image

Është duke vazhduar numërimi i votave nga diaspora, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), deri më tani janë numëruar 14 mijë e 133 vota nga 56 mijë e 910 vota të aprovuara nga diaspora.

Lëvizja Vetëvendosje po prin me 10.322 vota apo 73.1 %, LDK-ja i ka 1271, PDK-ja 1241 vota, AAK-ja 674, e NISMA 62.

Ndryshe, sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht. /Gazeta Sinjali/