image Votat e mërgatës, kjo parti po prinë nga numërimi i deritashëm

Kosovë

Zgjedhjet/ Votat e mërgatës, kjo parti po prinë nga numërimi i deritashëm

news image

Në QNR po mbahet procesi i numërimit të votave të mërgatës.

Aty janë duke u numëruar rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Deri tani, është duke prirë me numër më të madh të votave Lëvizja Vetëvendosje

LVV-ja ka 1.552 vota

LDK: 716

PDK-ja ka 553 vota

AAK-PSD 314

NISMA: 242

Ky numërim filloi në orën 10:00 pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës.

Vlerësimi, si proces, ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon, në mënyrë që fletëvotimi të aprovohet ose refuzohet.

Kësisoj, gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijë e 491 janë aprovuar, ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar.

Arsyet se përse janë refuzuar rreth 2 mijë e 700 persona janë si në vazhdim:

• 1 mijë e 74 persona që nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit;

• 204 aplikues të cilët janë refuzuar gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit;

• 62 persona të cilët janë dërguar pako me fletëvotime më shumë se një herë;

• 797 raste të tjera kur personat që nuk janë identifikuar që kanë dërguar fletëvotim; dhe

• 561 persona që nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit (që kanë dërguar kopje të dokumenteve me afat të skaduar).

Numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve po bëhet në 23 tavolina numërimi. Rezultati i këtij numërimi do të përditësohet kohë pas kohe në tabelën e QNR-së si dhe gjithashtu formularët që plotësohen pas këtij numërimi do të skanohen dhe publikohen në ueb faqe të KQZ-së. /Gazeta Sinjali/