image Von Cramon skeptike për aplikim të Kosovës në BE: Nuk është koha e duhur

Politikë

Von Cramon skeptike për aplikim të Kosovës në BE: Nuk është koha e duhur

news image

Raportuesja për Kosovën nga Parlamenti Evropian, Viola Von Crammon, ka ripërsëritur se “nuk është koha e duhur” për aplikim të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kjo, pasi që një gjë e tillë do të bllokohej nga pesë shtetet mos-njohëse të sovranitetit të Kosovës, që janë pjesë e BE-së.

Ajo këto deklarata i ka bërë pas miratimit të rezolutës së saj për Kosovën në Parlamentin Evropian, në një konferencë për media.

“Po ashtu, përkrahim aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por kemi bërë dallim të qartë kur kemi thënë për aplikim në BE, shkaku i shteteve të mos-njohëse. Këtë e kam thënë edhe në Kosovë”, ka deklaruar ndër të tjera raportuesja për Kosovën.

Von Cramon ka thënë se pa arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mundësohet anëtarësimi në BE.

Liderët e institucioneve kosovare, përkundër thirrjeve nga BE-ja, kanë bërë të ditur se do të aplikojnë për anëtarësim në unionin evropian përgjatë këtij viti.

/GazetaSinjali/