image Vodhi veturën që mori në shfrytëzim, i dyshuari arrestohet pas tri jave

Kosovë

Siguri/ Vodhi veturën që mori në shfrytëzim, i dyshuari arrestohet pas tri jave

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit shqiptar, i cili dyshohet se kishte marr në shfrytëzim një veturë me targa vendore për dy ditë duke mos e kthyer më.

Rasti kishtë ndodhur më 16 nëntor të këtij viti fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku i dyshuari kishte keqpërdorur besimin e pronarit që ia kishte dhënë në shfrytëzim automjetin.

Vetura është gjetur dhe konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet./ Gazeta Sinjali/