image Vodhën data bazën e firmës ku punonin, arrestohen 4 ish-punëtorë në Prishtinë

Siguri

Vodhën data bazën e firmës ku punonin, arrestohen 4 ish-punëtorë në Prishtinë

news image

Një femër në rrugën Mati 1 në Prishtinë ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se katër persona i kanë vjedhur data bazën e firmës, duke e përdorur kështu për përfitime personale, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda policisë thonë se të dyshuarit kanë qenë punëtorë të kësaj firme kohë më parë.

Lidhur me këtë rast, dy nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë pas intervistimit janë liruar.

/GazetaSinjali/