image Vlora Dumoshi tregon investimet e shumta që po bëhen në Gjilan

Sporte të tjera

Vlora Dumoshi tregon investimet e shumta që po bëhen në Gjilan

news image

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin e Lutfi Haziri.

Dumoshi përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka treguar investimet e shumta që po bëhen në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Po e mbështesë Manifestimin Kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit”, në vlerën prej 20.000. Po ashtu inspektuam nga afër punimet e stadiumit të qytetit të Gjilanit, ku investimet janë mbi 9 milionë. Plaestra sportive në Zhegër, mbi 2 milionë. Dy fusha të tenisit, mbi 70.000.00. Investimet në Plaestrën “Petrit Selishta”, mbi 400.000”, ka treguar Dumoshi.

Po ashtu ajo ka thënë që nuk do të ndalet deri sa në çdo vend të Kosovës të përmisohet infrastruktura sportive.

/Gazeta Sinjali/