image Vjosa Osmani reagon pas sulmit ku mbetën të vrarë 21 persona në Teksas

Politikë

Vjosa Osmani reagon pas sulmit ku mbetën të vrarë 21 persona në Teksas

news image

Sulmi i shkaktuar nga 18 vjeçari në Teksas la të vdekur disa persona. Presidentja, Vjosa Osmani ka publikuar një postim në Twitter duke shkruar se ndanë dhimbjen me popullin amerikan, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani, me anë të një postimi në ‘Twitter’, tha se “mendimet janë me familjet dhe të rriturit, që u dhanë fund jetëve të tyre përpara kohe”.

E lënduar nga lajmi i të shtënave në një shkollë në Teksas. Mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht përpara kohës”, ka thënë presidentja në ‘Twitter’.

“Ne ndajmë dhimbjen me popullin amerikan dhe ndjejmë trishtim me miqtë tanë për këtë”, ka shtuar Osmani.

Kujtojmë se, nga sulmi i një 18-vjeçari me armë zjarri, 18 fëmijë dhe 3 të rritur mbetën të vrarë në një shkollë në Teksas.

/GazetaSinjali/