image Vjosa Osmani e lë enigmë nëse do ta udhëheqë seancën e sotme

Vjosa Osmani e lë enigmë nëse do ta udhëheqë seancën e sotme

news image

Ka mbetur edhe më pak se një orë nga fillimi i seancës për votimin e Qeverisë Hoti, ndërkohë as nga kabineti i kryeparlamentares e as Vjosa Osmani nuk kanë dhënë informacion se kush do ta udhëheq këtë seancë.

Bekim Kupina, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, tha për Gazetën Sinjali se drejtimi i seancës është aspekt teknik. Duke shtuar se nëse do ta drejtoj ose jo Vjosa Osmani seancën e sotme, kjo do të shihet.

E njëjtë është përgjigjur edhe Vjosa Osmani, teksa po hynte në Kuvendin e Kosovës. Ajo tha “e shihni”, kur u pyet nga gazetarët se a do ta udhëheq sot seancën.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë dje se “Vjosa Osmani vendos vetë nëse do ta udhëheqë këtë seancë”. /Gazeta Sinjali/