image Vjen reagimi i presidentit Thaçi pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese

Politikë

Vjen reagimi i presidentit Thaçi pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese

news image

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretit të tij për mandatimin e Avdullah Hotit.

Ai e ka mirëpritur vendimin e Kushtetueses, duke thënë se ka qenë i bindur që çdo hap e ka merrë në përputhje me Kushtetutën, shkruan Gazeta Sinjali.

“E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Thaçi.

“Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën”, ka shtuar tutje ai.

Në fund, ai ka kërkuar që të mos humbet kohë për formimin e qeverisë së re.

“Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës”. /Gazeta Sinjali/