image Vjen reagimi i parë nga LDK-ja pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese

Kosovë

Vjen reagimi i parë nga LDK-ja pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese

news image

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas shpalljes së vendimit pro dekretit të presidentit Hashim Thaçi, nga Gjykata Kushtetuese.

Gashi përmes profilit të tij zyrtar në Facebook ka shkruar se “Gjykata Kushtetuese tashmë vendosi dhe palët duhet të dinë si të veprojnë”.

Me vendimin pro dekretit të presidentit Thaçi për kandidimin e Avdullah Hotit si kryeministër, vendi nuk do të shkojë në zgjedhje siç synonte Vetëvendosje, por do t’i hapet rrugë formimit të një qeverie të re, pa fituesin.

Kujtojmë, pas shpalljes së vendimit, kanë reaguar edhe presidenti i vendit duke e mirëpritur vendimin e Gjykatë Kushtetuese, ndërkaq në anën tjetër ministri në detyrë i Punëve të Jashtme e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ArbenGashiLDK/posts/3061351910577548?xts%5B0%5D=68.ARBnXGPl7k6vy5xZu_SnHDMtOnSdF71OoQES7_0QvKjG4L14TrgNqfgIekl_mXYbJkP0NyAOpGjXrC2wVYkLlp8rckIFbB4dg-1dk5dM0rXxQLyXRtq8j3lWr6NhnUTyE17C51RGW9gbGqZWe0jF6ssfL4Rl-dllwN6RzQeYIAQ47DmfWC_ZQ6S0GJ38cVptuQyv51JUN0Edw9tq_kXBAbOUYMfvuPzcd9GhTN_lD0zAbCape6bjfm_w6tUPQRCKbbUgFLhytcHKu5iryJu6xjP_WNr-5RisCPX4zJ2QxvW3HJrm6MJ4bknhXz-ptdaHsTl-iHLpuOxs_Wq_TBYQ8w&tn=-R